×
  • Lajme
  • Lajme

    Harxhohen 3 mijë e 500 vaksina Pfizer, Kosova në dozat e fundit të vaksinave kundër COVID-19

    FrontOnline
    09 Maj 2021

    Në Kosovë, deri më 9 maj, me dozat e vaksinës kompanive Pfizer dhe BioNTech janë vaksinuar 3,500 persona, ka bërë të ditur koordinatori për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.Me dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech, janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor në Kosovë.

    “Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3,500. Në dispozicion kemi edhe 1,180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, tha Bardhi gjatë një konference për media.

    Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion.

    Procesi i imunizimit me këtë lloj të vaksinave në Kosovë ka nisur më 5 maj, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer dhe BioNTech.Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Një punëtor shëndetësor në Klinikën Infektive duke u vaksinuar kundër COVID-19 me vaksinën e AstraZenecas. Fotografi nga arkivi.Edhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.Këto doza u harxhuan në fund të muajit mars.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Në shkarkimin e kryetarit të Preshevës, ka gisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kështu po pretendon vet Shqiprim Arifi. Ai tha...
    Lajme23 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri...
    Lajme23 Prill 2024
    Më 20 prill është shkarkuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Po në këtë muaj, dy vite më parë u bë për herë...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se serbët e Kosovës janë në presion prej Qeverisë së Serbisë, derisa presidenti...
    Lajme22 Prill 2024
    Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka folur në lidhje me paraqitjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në OKB, duke...
    Lajme22 Prill 2024
    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan. Rasti ka ndodhur...
    Bota/Rajoni22 Prill 2024
    Sabreen ishte e vdekur para se ta shikonte apo ta mbante foshnjën e saj, shkruan BBC. Nëna e re e kishte mbajtur për...
    Lajme22 Prill 2024
    “Mbretëria e Bashkuar është një mbështetëse e kahershme e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, ishte i prerë përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.