×
  • Lajme
  • Lajme

    Harxhi i shtëpisë me çmime në hava, me Kurtin 600 euro, para tij rreth 250

    FrontOnline
    06 Shkurt 2025

    Çmenduri dhe absurditet!

    Vetëm në këtë mënyrë mund të përkufizohet rëndesa financiare që iu është vënë barrë qytetarëve të Kosovës, përgjatë katër viteve të fundit.

    Shtrenjtim fatal i energjisë elektrike!

    Një prej shumë goditjeve që ka përjetuar qytetari i Kosovës gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, është shtrenjtimi enorm i rrymës.

    Faturat përgjatë kësaj periudhe, kanë shënuar rritje absurde, ku familjet kosovare e kanë thuajse të pamundur ta përballojnë.

    Krahasuar nga viti 2020 e deri më sot, për 85.5% është shtrenjtuar çmimi i rrymës!

    Këtë e konfirmoi ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, i cili është vetëm një prej kryefamiljarëve që është përballur me faturë të lartë të energjisë elektrike. Andaj pikërisht kjo e ka nxitur të bëjë një analizë të rritjes që ka pësuar rryma gjatë katër vite qeverisje të Albin Kurtit.

    Madje sipas tij, Qeveria me qëllim tentoi ta fsheh rritjen megalomane të çmimit të energjisë elektirke.

    Se ky kollaps ka kapluar qytetarët, e dëshmuan edhe shumë prej tyre, të cilët kanë dërguar faturat e “çmendura” që u detyruan t’i paguajnë, për konsumin e njejtë, që dikur paguanin më pak se 200 euro.

    Fatura më shumë se e dyfishuar, me të cilën po përballet qyteatir A.M, për konsumin e njejtë të rrymës

    Vetëm me shpenzimet minimale të jetesës së rëndomtë, një kryefamiljar tjetër u përball me afër 230 euro faturë të energjisë elektrike.

    Ushqimi esencial!

    Çmimi i energjisë elektrike është vetëm një prej shumë preokupimeve të qytetarëve të Kosovës, me të cilat u ballafaquan ata përgjatë katër viteve të fundit.

    Shporta esenciale e familjeve, është ngarkuar pafundësisht, me rritje nga muaji në muaj e nga viti në vit që nga 2020-ta e deri më sot.

    Nëse vetëm minimumi i gjërave të nevojshme, do të bleheshin gjatë vitit 2020 (dokumentim në foton e mëposhtme), në fund të vitit të kaluar gjithçka ka dallim shumë të madh, madje në produkte edhe deri në 117.6% më shtrenjtë.

    Analizë e detajuar nga analisti Shenoll Muharremi, me shtrenjtimin e çmimeve

    Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, duke marrë për bazë pensionin prej 120 euro që sot është në Kosovë, ka paraqitur në formë të detajuar se çka mund të blihet tani me kaq para, krahasuar me nevojat minimale të një shporte për familjen. As 40% të nevojave esenciale nuk blihen sot me ato para, prej të cilave para vitit 2020, edhe tepronin.

    Nëse merren për bazë të gjitha shpenzimet minimale që i ka një familje kosovare, ku përfshihet ushqimi dhe pagesat e patjetërsueshme të faturave, ajo çka paguhet me 600 euro në qeverisjen e Albin Kurtit, para tij ka kushtuar vetëm rreth 250.

    Kjo rritje e pakontrollueshme e çmimeve, e ka kthyer jetën e qytetarëve në luftë për mbijetesë!

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Mendimi për motin – 25.03.2025 Më shumë të reshura shiu përfshinë vendin orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë, e që pritet...
    Lajme25 Mars 2025
    Është varrosur Nexhmie Haradini, e cila u vra dje në fshatin Stanoc të Vushtrisë, nga Arsim Morina, i cili më pas u...
    Lajme25 Mars 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se marrëveshja që ka arritur kryeministri Albin Kurti në vitin 2023 dhe Statuti i Asociacionit i...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Haradinaj ka thënë...
    Lajme25 Mars 2025
    Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, është takuar me përfaqësues të Listës Sprksa përpara seancës në Këshill të Sigurimit të Kombeve...
    Lajme25 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. njofton se gjatë punimeve nga Operatori Ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, gjatë punimeve në rrugën...
    Lajme25 Mars 2025
    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së...
    Lajme25 Mars 2025
    Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, për FrontOnline theksoi se veprimet politike të ndërmarra janë të lejuara dhe mund të sjellin suksese, edhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Java Ndërkombëtare e Parasë është iniciativë globale e udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe bashkon 176 vende të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.