×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Harrohet 2 milionëshi, aktakuzat e pandemia e lënë në hije vjedhjen që tronditi shtetin

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Aktakuzat e Gjykatës Speciale për figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe situata me pandeminë në vend, e kanë lënë në hije vjedhjen që tronditi vendin. Pas reagimeve, që më pas kaluan në shaka të rrjeteve sociale, askush nuk e përmned më se shtetit iu vodhën 2 milionë e 77 mijë euro.

    Më 9 nëntor, janë bërë fiks një muaj nga dita kur nga Thesari i Shtetit u zhdukën mbi dy milionë euro. Gjithë këto para u transferuan në xhirollogarinë e një kompanie private me bazë në Llapushnik të Drenasit, përmes katër transaksioneve.

    Për këtë rast, deri tash në paraburgim janë punëtori i Thesari, Labinot Gruda, i cili dyshohet se mundësoi transferimin e këtyre mjeteve dhe Kadri Shala, një prej pronarëve të kompanisë që pranoi këto para. Tjetri pronar i kësaj kompanie është në arrati.

    Por, vjedhja që tronditi gjithë vendin duket se është harruar. Pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja për figurat kryesore të UÇK’së dhe rritjes së rasteve me koronavirus, askush më s’po flet për të.

    Informacione për këtë rast nuk po dhënë as nga organet e hetuesisë.

    Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Speciale për të marrë detaje rreth numrit të të intervistuarve dhe nëse ka ndonjë zhvillim për këtë rast, por në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndryshe, skandali i vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit është planifikuar mbi një strategji që gjeti zbatim për 8 minuta.

    Detaje se si personat e përfshirë në këtë vjedhje futën duart në Thesar ishin dhënë në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Në kërkesën për caktimin e paraburgimin ndaj të arrestuarit Labinot Gruda, Prokuroria kishte treguar se si në Ministrinë e Financave, Labinot Gruda për 8 minuta kishte krijuar usera fiktivë që do të duhej të dukeshin si të ishin të punëtorëve të këtij dikasteri, e që do t’i mundësonin pastaj që kundërligjshëm t’i transferonte 2,077,995.90 euro në llogari të kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilët janë arratisur.

    “Ky kusht është përmbushur me faktin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehiru ka kryer veprën penale e cila i vihët në barrë me këtë kërkesë, gjë që argumentohet me faktin se si person zyrtar me qëllim të përfitimit për vete dhe tjetrit, me datën 09.10.2020 në intervalin kohor prej orës 12:11 deri në orën 12:19 nga zyra e tij në Ministrinë e Financave-thesari i Kosovës duke krijuar Usera të ndryshëm që duken si usera të punëtorëve të Minsitrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme ka realizuar katër transaksione në vlerë të përgjithshmë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent, në llogarinë bankare të kompanisë “LDA Group” Sh.P.K””, thuhej në kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masën e paraburgimit për Grudën.

    Për këtë rast ishte deklaruar edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Sipas saj, e gjithë kishte ndodhur përmes një falsifikimi.

    Ajo kishte deklaruar se pas informatave të marra, pas tre minutash kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

    “Të jap një qëndrim të keqpërdorimit ka ndodhur para disa ditësh. E di që është interesim i të gjithëve. Ne kemi një kërkesë informacione të disa transaksioneve dhe për të parë Thesarin, pas tre minutash ne kemi informuar Policinë. Ky është një krim ekonomik ku janë krijuar qasje të pa autorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasëorde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim i imi e as i drejtorit të Thesarit. Transaksioni është i gjurmuar dhe aty mund të vërehen se ku janë transferuar, nga kush janë transferuar e kështu më radhë”, kishte thënë Bajrami.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se një muaj nga lansimi i masës së punësimit për komunat në veri janë regjistruar...
    Ekonomi15 Prill 2024
    Qeveria e kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka ndarë 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe...
    Ekonomi15 Prill 2024
    Një delegacion i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të udhëtojë sot në Izrael për diskutime se si të parandalohet një përshkallëzim i...
    Sport16 Prill 2024
    Nga 27 korriku deri më 10 gusht do të mbahen Lojërat Olimpike në Paris dhe në prag të saj, tashmë dihet 11...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, Edmond Lajqi, është përshkruar si një grua “që e dashuroj...
    Vip16 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur Arilena Ara pak ora më para ka ndarë lajmin e trishtë. Ajo njoftoj së ka ndërruar jetë nëna e...
    Lajme16 Prill 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të martën...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejtë anëtarësimit në Këshill të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.