×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Harrohet 2 milionëshi, aktakuzat e pandemia e lënë në hije vjedhjen që tronditi shtetin

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Aktakuzat e Gjykatës Speciale për figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe situata me pandeminë në vend, e kanë lënë në hije vjedhjen që tronditi vendin. Pas reagimeve, që më pas kaluan në shaka të rrjeteve sociale, askush nuk e përmned më se shtetit iu vodhën 2 milionë e 77 mijë euro.

    Më 9 nëntor, janë bërë fiks një muaj nga dita kur nga Thesari i Shtetit u zhdukën mbi dy milionë euro. Gjithë këto para u transferuan në xhirollogarinë e një kompanie private me bazë në Llapushnik të Drenasit, përmes katër transaksioneve.

    Për këtë rast, deri tash në paraburgim janë punëtori i Thesari, Labinot Gruda, i cili dyshohet se mundësoi transferimin e këtyre mjeteve dhe Kadri Shala, një prej pronarëve të kompanisë që pranoi këto para. Tjetri pronar i kësaj kompanie është në arrati.

    Por, vjedhja që tronditi gjithë vendin duket se është harruar. Pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja për figurat kryesore të UÇK’së dhe rritjes së rasteve me koronavirus, askush më s’po flet për të.

    Informacione për këtë rast nuk po dhënë as nga organet e hetuesisë.

    Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Speciale për të marrë detaje rreth numrit të të intervistuarve dhe nëse ka ndonjë zhvillim për këtë rast, por në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndryshe, skandali i vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit është planifikuar mbi një strategji që gjeti zbatim për 8 minuta.

    Detaje se si personat e përfshirë në këtë vjedhje futën duart në Thesar ishin dhënë në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Në kërkesën për caktimin e paraburgimin ndaj të arrestuarit Labinot Gruda, Prokuroria kishte treguar se si në Ministrinë e Financave, Labinot Gruda për 8 minuta kishte krijuar usera fiktivë që do të duhej të dukeshin si të ishin të punëtorëve të këtij dikasteri, e që do t’i mundësonin pastaj që kundërligjshëm t’i transferonte 2,077,995.90 euro në llogari të kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilët janë arratisur.

    “Ky kusht është përmbushur me faktin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehiru ka kryer veprën penale e cila i vihët në barrë me këtë kërkesë, gjë që argumentohet me faktin se si person zyrtar me qëllim të përfitimit për vete dhe tjetrit, me datën 09.10.2020 në intervalin kohor prej orës 12:11 deri në orën 12:19 nga zyra e tij në Ministrinë e Financave-thesari i Kosovës duke krijuar Usera të ndryshëm që duken si usera të punëtorëve të Minsitrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme ka realizuar katër transaksione në vlerë të përgjithshmë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent, në llogarinë bankare të kompanisë “LDA Group” Sh.P.K””, thuhej në kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masën e paraburgimit për Grudën.

    Për këtë rast ishte deklaruar edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Sipas saj, e gjithë kishte ndodhur përmes një falsifikimi.

    Ajo kishte deklaruar se pas informatave të marra, pas tre minutash kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

    “Të jap një qëndrim të keqpërdorimit ka ndodhur para disa ditësh. E di që është interesim i të gjithëve. Ne kemi një kërkesë informacione të disa transaksioneve dhe për të parë Thesarin, pas tre minutash ne kemi informuar Policinë. Ky është një krim ekonomik ku janë krijuar qasje të pa autorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasëorde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim i imi e as i drejtorit të Thesarit. Transaksioni është i gjurmuar dhe aty mund të vërehen se ku janë transferuar, nga kush janë transferuar e kështu më radhë”, kishte thënë Bajrami.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.