[wp-story]

Lajme

Haradinaj: Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit

Haradinaj: Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit
22:12 | 16 Dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj mbrëmje ndodhet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës.

Siç bënë të ditur ai për të festuar arritjet por edhe për sfidat e rrugëtimit tonë të përbashkët. Ndër të tjera ai ka thënë se Zyra e BE-së luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit.

“Sonte, në pritjen për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mes miqve e bashkëpunëtorëve për të festuar arritjet por edhe për sfidat e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroj që secilin vit më shumë të forcojmë e thellojmë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në”, ka shkruar Haradinaj.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera