[wp-story]

Lajme

Haradinaj zotohet t’u ndihmojë punëtoreve të Kooperativës “Krusha”

Haradinaj zotohet t’u ndihmojë punëtoreve të Kooperativës “Krusha”
14:41 | 05 Shtator 2019

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj thotë se shpreh gatishmëri për mbështetjeve ndaj punëtoreve në Kooperativën “Krusha” në Rahovec, që gjatë ditës së sotme u përfshi nga zjarri.

“I prekur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gratë e Krushës, këto heroina të ditëve tona, që gjeten fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës dhe me gjithë dhimbjen e madhe mbijetuan me punë e përkushtim, u shndërruan në shembullin më të mire për të gjithë ne. Duke iu shprehur keqardhje për këtë fatkeqësi themelueses Fahrije Hotit, dhe punëtoreve të koopertivës, zotohem për mbështetjen time të plotë, që dëmet të sanohen sa më shpejt”, ka shkruar Haradinaj.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera