[wp-story]

Lajme

Haradinaj: T’i mbrojmë me ligj fëmijët tanë, t’i realizojmë shtesat mujore fillimisht

Haradinaj: T’i mbrojmë me ligj fëmijët tanë, t’i realizojmë shtesat mujore fillimisht
09:05 | 01 Qershor 2020

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dedikuar një shkrim rëndësisë së mirëqenies së fëmijëve, duke thënë se Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Evropë.

Ai ka shkruar se fëmijët duhet të mbrohen me ligj dhe ka kërkuar edhe një herë që të realizohet ligji për shtesat e fëmijëve, që ishte propozuar nga AAK.

“Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti e shoqërie. Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Europë, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari Haradinaj, po ashtu, ka kërkuar që fëmijëve t’u garantohen edukim i mirëfëfilltë, siguri dhe mbrojtje nga abuzumi dhe dhuna

“Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve – 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë, siguri dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune”, ka shkruar në fund ai.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera