Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se nuk është në dijeni lidhur me arrestimet që mund të vijnë nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, duke u përgjigjur në pyetje në një konferencë për media ai dha një adresë se kush mund ta dijë.
“Nuk di asgjë duhet me i pytë ata që e kanë votuar Gjykatën. Ata ndoshta i dinë më mirë procedurat sepse unë nuk kam ndonjë informatë. Ata që e kanë votuar dhe thoshin se është e nevojshme është mirë me i pytë çka mendojnë”.
Haradinaj këtu gjithashtu tha se taksa 100% do të duhej të mbetej krahas vendosjes së reciprocitetit.
Sipas tij heqja e taksës pa e marrë njohjen është “gabim kapital politik”.
Sa i përket takimit me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, Haradinaj deklaroi se ishte në vazhdën e një komunikimi të vazhdueshëm.

Të tjera
-
12:00 | 10 Gusht 2022
-
11:59 | 10 Gusht 2022
-
11:57 | 10 Gusht 2022
-
11:56 | 10 Gusht 2022
-
11:51 | 10 Gusht 2022
-
11:40 | 10 Gusht 2022
-
11:38 | 10 Gusht 2022
-
11:34 | 10 Gusht 2022
-
11:25 | 10 Gusht 2022
-
11:23 | 10 Gusht 2022
-
11:22 | 10 Gusht 2022
-
11:20 | 10 Gusht 2022