×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Suharekën e kemi shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, është koha që këtë ta shtrijmë në mbarë vendin

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Suhareka.

    Haradinaj ka thënë se pa mbështetjen e qeverisë, Suhareka është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik.

    “Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e fuqisë transformuese që vjen nga puna dhe përkushtimi. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke u bërë shembull i asaj që mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka prezantuar Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Driton Maliqaj dhe Mensur Selimaj, kandidatë për deputetë.

    “Sot, pesë kandidatët për Kuvendin e Kosovës nga Suhareka – Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Driton Maliqaj dhe Mensur Selimaj – përfaqësojnë zotimin tonë për zhvillim të mëtejshëm. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, përfundimi i stadiumit dhe ndërtimi i ngrohtores qendrore do të sigurojnë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka thënë se Suhareka ka treguar se transformimi është i mundur – tani është koha që këtë sukses ta shtrijmë në mbarë vendin.

    “Me këta përfaqësues në Kuvend do të realizojmë programin tonë, ku përfshihen edhe rritjet e pagave dhe pensioneve. Në bashkëveprim me SHBA-të dhe aleatët tanë strategjikë, do të sigurojmë anëtarësimin direkt në NATO, do të forcojmë ushtrinë dhe do të garantojmë sundimin e ligjit. Suhareka ka treguar se transformimi është i mundur – tani është koha që këtë sukses ta shtrijmë në mbarë vendin duke e bërë gjithë Kosovën fituese”, ka përfunduar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në  në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka hedhur...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Lynn Ban, stiliste e famshme dhe ylli i Bling Empire ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një aksidenti me ski. Djali...
    Sport22 Janar 2025
    Bazuar në renditjen aktuale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vendin e parë dhe Barcelonën në vendin e dytë, Blaugranat mund...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani ka folur për fjalimet e kryeministrit Kurti në tubime zgjedhore....
    Vip22 Janar 2025
    Bay T ka vazhduar diskutimet me Sarën lidhur me ekspericën e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo u shpreh se...
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters. Me të Haradinaj ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.