Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka dhënë një lajm të mirë.
Ajo ka njoftuar se sot është jetësuar pavarësimi energjetik i Republikës së Kosovës.
Ky është postimi i saj i plotë:
Sukses i plotë, u jetësua pavarësimi energjetik të Republikës së Kosovës.
Sot u mbajt takimi i radhës i RGCE – ENTSO-E, ku suksesshëm u votua hyrja në fuqi e marrëveshjes së kyçjes në mes Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E), e nënshkruar më 30 qershor 2020.
Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë operatorët nga shtetet mike por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që votuan dhe na përkrahen në kuadër të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale, që nga sot marrëveshja të hyjë në fuqi.
Jetësimi i pavarësisë energjetike për Republikën e Kosovës, është një lajm i rëndësishëm për popullin dhe shtetin e Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe plotësimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Shpreh mirënjohjen e thellë Gjermanisë, Francës, Italisë dhe gjitha vendeve anëtare të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale.
Urime Kosovë e dashur!

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023