×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Përkrahja amerikane për avancimin e integrimit të Kosovës në NATO është thelbësore

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin me Përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, Kay Bailey Hutchinson.

    “Ishte nder i veçantë për mua të takoj Ambasadoren Hutchinson. Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në të gjitha proceset për Kosovën si dhe përkrahjen e vazhdueshme për avancimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s”, tha Kryediplomatja e Kosovës.

    Në këtë takim shumë të përzemërt, Ministrja Haradinaj-Stublla tha se Kosova është e gatshme për të ecur përpara drejt integrimit të plotë në NATO, dhe se ky rrugëtim do ta bëhet me punë, angazhim e koordinim të plotë me aleatin e saj të përhershëm – ShBA-të.

    Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sipas Ministres Haradinaj-Stublla, do të thotë më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas policisë, foshnja më 29 qershor ishte dërguar në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 22-2025, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala thotë se vrasjet e pazbuluara i stimulojnë kriminelët të kryejnë krime. “Prandaj krimi sot është në nivel...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.