×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla për Cakajn: Momenti më krenar me të ishte qëndrimi i përbashkët për integritetin territorial të Kosovës

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pas heqjes dorë nga detyra e u.d. të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, ka përkujtuar punën e përbashkët me të.

    Haradinaj-Stublla ka thënë se momenti më krenar i bashkëpunimit ndërmjet tij ishte konfirmimi i qëndrimit të përbashkët të dy shteteve për mos-negocimin e territoreve të Kosovës. Kryediplomatja këto komente i bëri në ‘Facebook’, teksa tha se bashkë me Cakajn arritën të shmangin idenë e “faktorizimit ndaras mbi kurriz të njëra tjetrës”, duke iu referuar Kosovës dhe Shqipërisë.

    Tutje, ajo ka thënë se me dorëheqjen e tij, Kosova dhe shqiptarët do ndjejnë mungesën e një përkrahje të fortë institucionale nga qeveria aktuale e Shqipërisë.

    Postimi i plotë i saj:

    PËR GENTIN E KOSOVËS

    Që nga dita e parë në detyrën time si Ministre e Jashtme, me Gentin e Kosovës dhe Kryediplomatin e Shqipërisë, kemi ndërtuar, ruajtur, dhe kultivuar raporte të shëndosha e të forta bashkëpunimi ndër-shtetërore e ndër-shqiptare, duke ndihmuar njëri-tjetrin, dhe duke u angazhuar bashkë dhe sinqertë për fuqizimin e interesave shqiptare në rajon e më gjerë.

    Gjithmonë kam qenë e bindur në premisën se aktiviteti politik i përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë – o funksionon në raport ekzkluziviteti – o në atë komplementar, por assesi dhe asnjëherë në raport kompetitiv paralel siç kanë tentuar e tentojnë vazhdimisht disa!

    Tashmë fakt i mirënjohur se Kosova e Shqipëria nëse nuk mund të faktorizohen bashkë, shanset për t’u faktorizuar ndaras mbi kurriz të njëra tjetrës janë minimale. Dhe këtu, mendoj se unë e Genti ia dolëm, duke mësuar shumë nga dështimi i rolit paternalist në tentativë i disave mbi Kosovën!

    Padyshim se momenti më krenar i bashkëpunimit tonë të shkurtër por intensiv e domethënës, për mua ishte konferenca e përbashkët për shtyp e datës 4 dhjetor në Prishtinë, kur bashkë me Gentin konfirmuam qëndrimin e përbashkët se integriteti territorial dhe kufijtë ekzistues të Republikës së Kosovës janë çështje të panegociueshme me Serbinë.

    Me dorëheqjen e Gentit sot, Kosova dhe shqiptarët në rajon do ta ndjejnë mungesën e një krahu të fortë perkrahjeje institucionale në Qeverinë aktuale të Shqipërisë. Por, kudo të na shpiejnë rrethanat politike nesër, me Gentin e Kosovës dhe me Gentin e Shqipërisë, gjithmonë e në çdo kapacitet, do të punojmë të përbashkuar rreth një qëllimi.

    FALEMINDERIT GENT

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Vip29 Mars 2024
    Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.