Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Haradinaj Stublla e ka falënderuar ambasadorin Rohde për ndihmën që ky shtet do t’i jep Kosovës, duke dërguar një delegacion të përbashkët të OBSH-së dhe Gjermanisë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.
“Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. E falënderova Rohde dhe shtetin gjerman që pas shkëmbimit të letrave mes Ministrive tona, një delegacion i përbashkët Gjermani/OBSh i ekspertëve mjekësor nga Instituti Robert Koch, GOARN dhe EMT, do të qëndrojnë në Kosovë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19”, tha ministrja Haradinaj Stublla.
Kryediplomatja ka falënderuar gjithashtu shtetin gjerman edhe për rolin konstruktiv të tij, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Falënderova Gjermaninë për rolin e saj konstruktiv në udhëheqjen e orientimit strategjik të BE-së, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka përfunduar shefja e diplomacisë kosovare.

Të tjera
-
22:11 | 01 Shkurt 2023
-
21:54 | 01 Shkurt 2023
-
21:52 | 01 Shkurt 2023
-
21:37 | 01 Shkurt 2023
-
21:12 | 01 Shkurt 2023
-
21:08 | 01 Shkurt 2023
-
21:04 | 01 Shkurt 2023
-
20:57 | 01 Shkurt 2023
-
20:56 | 01 Shkurt 2023
-
20:49 | 01 Shkurt 2023
-
20:38 | 01 Shkurt 2023
-
20:27 | 01 Shkurt 2023