Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Kosova dhe Çekia kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale, dhe se avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh.
Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček, kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik.
“Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ministrja Haradinaj – Stublla, duke shtuar se në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë – Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, tha Ministrja e Jashtme e Kosovës.

Të tjera
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023
-
20:15 | 28 Janar 2023