×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Gjermania ka luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit tonë territorial dhe kushtetues

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar popullin dhe shtetin gjerman me rastin e 30-vjetorit të ri-unifikimit të Gjermanisë.

    Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.

    “Në emër të popullit dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, në 30-vjetorin e ditës së ri-unifikimit të Gjermanisë, shpreh mirënjohjen tonë për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman, përgjatë gjithë rrugëtimit tonë për shpëtim-çlirim, rindërtim, pavarësi, shtetndërtim, dhe së fundmi për mbështetjen vendimtare në mbrojtjen e integritetit tonë territorial dhe kushtetues”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

    Ajo ka thënë se rënia e Murit të Berlinit dhe finalizimi i negociatave për bashkimin e Gjermanisë patën një ndikim të madh në të gjitha lëvizjet demokratike në Evropë, e në veçanti në Ballkanin Perëndimor

    “Ngjarja historike që bashkoi kombin gjerman në 3 tetor 1990, solli shpresat e ndryshimit, paqes dhe demokracisë për të gjitha kombet në botë. Rënia e Murit të Berlinit dhe finalizimi i negociatave për bashkimin e Gjermanisë patën një ndikim të madh në të gjitha lëvizjet demokratike në Evropë, e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, në kërkimin e lirisë prej komunizmit dhe shtypjes sistematike, dhe krijimin e shoqërive demokratike dhe të lira”, ka thënë ajo.

    Kryediplomatja kosovare i ka dërguar letër homologut të saj gjerman, Maas, ku ka shprehur përkushtimin e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

    “Në letrën dërguar sot homologut gjerman Maas, shpreha përkushtimin tim të plotë për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tona dypalëshe, në forcimin e lidhjeve gjithnjë e më të ngushta të partneritetit dhe miqësisë së përhershme mes Kosovës e Gjermanisë”, është shprehur Haradinaj-Stublla.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se disa kandidatë për deputet e kanë të siguruar mandatin në...
    Lajme23 Janar 2025
    Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike...
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Të tjera
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një arsim cilësor varet nga vlerësimi, motivimi dhe...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbajtur një tubim në Fushë Kosovë. Në lidhje me këtë tubim, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Vip23 Janar 2025
    “A ke qenë nxënës i mirë në shkollë të mesme, a ke ikë prej orëve Vullnet?”, ishte pyetja e Xuxit teksa mori...
    Vip23 Janar 2025
    Xuxi ka acaruar nervat e Sarës duke i përmendur relacionin e saj me Drilonin. Ai me një pyetje, ka shfaqur pak dilema...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.