×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike, shumë miqësore, me ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Ebrahim Al Hashimy.

    Shefja e diplomacisë kosovare bëri të ditur se gjatë kësaj bisede është diskutuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Emirateve, përmes implementimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik si edhe projekteve të investimit.

    “Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët”, tha Haradinaj-Stublla, thuhet në njoftimin për media.

    Sipas saj, këtë potencial Kosova synon ta kapitalizojë përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit “Dubai Expo 2020”.

    Haradinaj-Stublla dhe Al Hashimy kanë biseduar edhe për zhvillimet politike rajonale.

    Me këtë rast, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë faktor paqeje e stabilitetin në rajonet respektive, së fundi duke jetëzuar marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit përmes angazhimit të përbashkët me partnerin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga Rumania Iulian Bulai, e konsideroi historike ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku po shqyrtohet raporti...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas vrasjes ë dy grave vend brenda pak ditësh. Hargreaves ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja greke, Dora Bakoyannis, e ka arsyetuar në Asamblenë Parlamentare raportin e përpiluar nga ajo që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka mbajtur sot një takim me ministrin...
    Sport16 Prill 2024
    Amir Rrahmani ka pësuar një goditje në karrierën e tij në Serie A, pasi është suspenduar nga Gjyqtari Sportiv i kampionatit italian....
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Lajme16 Prill 2024
    Nesër në ora 16:00, do ti jepet lamtumira e fundit, Gjyljeta Ukellit, gruas qe u vra sot në Pejë nga bashkëshorti i...
    Sport16 Prill 2024
    Trajneri Pep Guardiola është deklaruar në prag të ndeshjes së dytë të Manchester Cityt ndaj Real Madridit, që luhet në kuadër të...
    Sport16 Prill 2024
    Seria e humbjeve ka bërë që Rapidi i Bukureshtit të ndahet me trajnerin italian Cristiano Bergodi. Rapidi, ku paraqiten Albion Rrahmani, Ermal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.