Lajme

Haradinaj: Spektakli dashakeq i Dosjeve po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë

Haradinaj: Spektakli dashakeq i Dosjeve po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë
10:11 | 20 Shtator 2020

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së ka komentuar rastin e dosjeve të Gjykatës Speciale

Haradinaj përmes një postimi në facebook tha se padrejtësisht po krijohet përshtypja se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë.Ai tha se kushdo që hasë në dokumente sensitive duhet t’i dorzojë në institucione.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë!Zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.

Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjehëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë.Kosova si viktimë përballë agresorit,
UÇK-ja, dhe populli i Kosovës janë angazhuar gjithmonë për t’u pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kështu do të mbetet gjithmonë!RH

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera