×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Sa herë që na bien dokumente, ne do t’i publikojmë

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Dosje të reja krime lufte janë dërguar në Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Nga OVL e UÇK-së kanë thënë se personi që ka sjellë dosjet ka qenë tjetër nga rasti i parë. Ata kanë thënë se kanë tentuar ta ndalojnë personin, mirëpo që nuk kanë arritur.

    Kreu i OVL të UÇK-së Hysni Gucati ka bërë të ditur se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

    Gucati: Dosjet e reja – Rrufeja dy

    “Sot prapë na ka ndodhur një e papritur në OVL. Diku rreth orës 15:30 , ne i kemi quajtur tash “Rrufeja 2”, për shkak se ai zotëria ik si rrufeja dhe kemi pasur probleme. Fati që s’kemi mund ta kapim se kush ishte ai zotëria. Ne kemi deklaruar edhe më herët, që Prokuroria Speciale në Hagë bashkëpunon me prokurorinë serbe dhe Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte”, ka thënë ai.

    Gucati ka sqaruar se nuk kanë pasur kohë t’i kontrollojnë dosjet e reja, porse ato janë në tri kopje në gjuhën serbe dhe angleze

    Gucati: Personi që i solli dokumentet iku me shpejtësi

    “Ne nuk kemi pas as kohë t’i kontrollojmë u sepse ka ardhur në 15:30, ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person, jemi munduar t’i kombinojmë materialet pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshmitarëve pa emër, por me shifra”, tha Gucati.

    Ndërkaq, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se dokumentet e rrjedha paraqesin dëshmi të bashkëpunimit të prokurorëve të Speciales me Serbinë. Ai tha se ka pasur mbi 57 komunikime të speciales me drejtorin e policisë serbe, dhe zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të kasapit Sllobodan Millosheviq.

    Haradinaj: Rrjedhja e dosjeve, goditje për Specialen

    “Kjo është goditje për specialen sepse është absurditet që prej një institucioni ndërkombëtar që edhe faqezinjtë tanë e kanë votuar e atyre iu dalin këto. Ata po del se nuk janë as në nivelin e drejtësisë sonë… Specialja ka bërë dy poshtërsi: është një-etnike dhe duke u thirrur në marrjen e dosjeve, po vazhdon bashkëpunimin me aparatin shtetëror të Millosheviqit, të cilët vetë kanë bërë krime, vetë kanë djegur dhe vetë kanë dhunuar dhe duke marrë tash informata prej tyre, po i amnistojnë serbët dhe po i akuzojnë shqiptarët”, tha Haradinaj.

    Hetuesit nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës me seli në Hagë raportohet të kenë marrë 4 mijë dosje krime lufte, të cilat ishin dorëzuar kohë më parë në mënyrë anonime në selinë e OVL të UÇK-së. Por Haradinaj thotë se nuk mbajnë përgjegjësi për dosjet e rrjedhura.

    Haradinaj: Sa herë që na bien dokumente, ne do t’i publikojmë

    “Informatat në krejt botën duke vjedhur pse duke vjedhur dhe duke paguar. Informatat kështu merren, qysh po mendojnë këta? Informata është top-sekret dhe del, atëherë mos e shiko as më si top-sekret…Askush nuk po e diskrediton Gjykatën Speciale më shumë se ajo vetveten duke lejuar t’i dalin rrjedhat dhe informatat. Sa herë të na i bien do t’i qesim dhe nuk mbajmë pikë përgjegjësie dhe as nuk lodhemi për këtë punë”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka bërë të ditur se personi që ka sjellë 1300 dosjet e reja, ka paralajmëruar se do të sjellë dokumente të reja.

    Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe kanë staf ndërkombëtar.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë komentuar nëse dokumentet janë autentike.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që...
    Lajme16 Prill 2024
    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.