×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Haradinaj reagon për situatën në Bjellorusi: Kërkojmë nga Lukashenko t’i lirojë personat e arrestuar

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se qëndrojnë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me shqetësimin për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, nën qeverinë e Lukashenkos.

    Edhe Kosova, sipas këtij njoftimi, iu është bashkuar thirrjes për t’i dhënë fund dhunës në Bjellorusi.

    “Republika e Kosovës i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut, drejtuar autoriteteve bjelloruse për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes, për t’i liruar të gjithë të arrestuarit dhe të burgosurit politikë, për ta respektuar lirinë e medias dhe shoqërinë civile dhe për të filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftim.

    “Me këtë rast, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha: “Republika e Kosovës qëndron përkrah SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare në mbështetjen e qëllimeve paqësore dhe demokratike të popullit bjellorus. Ne kërkojmë nga qeveria e Lukashenkos që t’i lirojë të gjithë personat e ndaluar padrejtësisht, t’i japë fund bllokadës në internet në të gjithë vendin, të zhvillojë bisedime me anëtarët e opozitës politike dhe të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme që duhet të monitorohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Multimiliarderi dhe aleati i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për vrasjen e një gazetari. “Zelensky...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në Kukës. Është bërë e ditur se i...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, pati një bisedë telefonike sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shprehur mbështetjen e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Volodymyr Zelensky thotë se paqja në Ukrainë mund të jetë “më e besueshme” nëse krijohet së bashku me Amerikën dhe Evropën. Presidenti...
    Sport19 Shkurt 2025
    Real Madridi ka arritur ta dyfishojë epërsinë ndaj Manchester Cityt. Ishte sërish Mbappe që shënoi në minutën e 33-të të ndeshjes.
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kredi të buta. Veliaj...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj komenteve të Donald Trump që etiketon Volodymyr Zelensky një “diktator”. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se të gjithë partnerët e Ukrainës duhet “të kuptojnë qartë” se garancitë e sigurisë për Kievin janë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.