×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Kosovën nga harta e investimeve të jashtme, duhet një mentalitet i ri qeverisës

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermani ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërimin e shtetit të Kosovës.

    Ai ka shtuar se me “qasjen vet-izoluese” të Qeverisë Kosova është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme.

    Haradinaj tha se këtë e theksoi Sarrazin.

    “Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe një ndër partnerët tanë kryesorë. Për fat të keq, me qasjen vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës, vendi ynë është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme. Këtë e theksoi edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku konfirmoi shqetësimin tonë se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të tjera të rajonit.”

    Haradinaj ka shkruar se “vet-izolimi i Kosovës” po sjellë dëme politike por edhe ekonomike.

    “Vet-izolimi i Kosovës po na sjell jo vetëm dëme politike, por edhe dëme të mëdha ekonomike. Kjo po reflektohet qartë në largimin masiv të fuqisë punëtore dhe mungesën e vendeve të reja të punës për shkak të mungesës së investimeve.”

    Ai ka thënë se Kosovës i duhet ndryshim urgjent dhe ka shtuar se AAK “ka potencial në inovacion dhe zhvillim”.

    Sipas Haradinaj duhet një mentalitet i ri qeverisës.

    “Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit. Ne kemi potencial në inovacion dhe zhvillim, por për të përfituar nga ky potencial, na duhet një mentalitet i ri qeverisës.”

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    KEDS përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen...
    Lajme02 Tetor 2024
    Sot në Pristinë i ka zhvilluar punimet konferenca “FSK dhe Partnerët 2024”. Në mesin e folësve ishte edhe drejtori i Ekipit ndërlidhës...
    Lajme02 Tetor 2024
    Mbrojtja e Jakup Krasniqit përmes, avokatit Aiden Ellis i tha trupit gjykues që po zbatohen standarde të ndryshme për pranimin e provave...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes...
    Lajme02 Tetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve të arsimit në komunën e Vitisë. SBAShK-u i është...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Roth në një postim në “X”  pas takimit që kishte...
    Kronika02 Tetor 2024
    33 persona janë arrestuar gjatë shtatorit nga Policia e Pejës, me urdhëresa të gjykatës. Në njoftim thuhet se personat e prangosur janë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Mbrëmjen e vonë të së martës, një femre kosovare persona të panjohur i kanë vjedhur veturën në kryeqytet. Rasti sipas policisë, ka...
    Kronika02 Tetor 2024
    Suharekë-Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara paraditen e djeshme në Suharekë. Policia përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.