[wp-story]

Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë zhgënjim

Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë zhgënjim
14:33 | 17 Dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vonimin e qeverisë së re në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në detyrë.

Ai tha se tash e gjithë barra është mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, për ngecjen e vendit derisa nuk krijohen institucioneve.

“Është mirë që të kryhet misioni i vendit dhe tash barra bie mbi fituesin, nuk e kam për të shfajësuar palën tjetër, por kjo bie mbi palën për krijimin e institucioneve. Vonesa nga fituesi menjëherë është minus për ata sepse kanë premtuar që do ta ndërprenë zhvatjen. Ata është dashur të jenë në qeveri. Punët që po i kryej sot duhet kryer sepse bankroton Kosova”.

“E kam thënë se kam dyshim në aftësitë menaxheriale të Albin Kurtit dhe do të ketë zhgënjim nga kjo qeveri dhe këtë nuk e them në bazë të interesave personale. Duke i njohur edhe rrethanat e këtij koalicioni nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e qytetarëve”.

“Unë pres që qeveria që vjen do të jetë e shumë e dobët fatkeqësisht sepse në parametrat që janë vendosur për të ecur përpara janë keq”.

Sa i përket votimit të presidentit në Kuvend Haradinaj tha se për këtë vendos partia kur të vije koha.

“Unë nuk kam qëndrim në këto tema dhe nuk përzihemi sepse nuk jemi pjesë e krijimit të institucioneve. Nuk e kam pritur që edhe pas 6 muajsh të jemi në këtë gjendje. Planet e mia nuk kanë qenë të vijmë këtu, kam pasë plan që të jem në parti duke punuar”.

Haradinaj tha se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Vetëvendosja apo LDK-ja. Nuk refuzojmë diskutimin me askënd në Kosovë. Kur kam krijuar qeverinë kam biseduar edhe me Listën Serbe që tash edhe Albini duket se e ka kuptuar këtë gjë”. /Kk

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera