×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pro marrëveshjes dhe kundër Kurtit: Sjellja e disa partive, jo serioze

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për takimin e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç sa i përket marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Ai u ndal gjithashtu edhe te kritikat e opozitës në Kosovë lidhur me planin evropian.

    Haradinaj e cilësoi sjelljen e disa partive opozitare si jo serioze kur bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme për vendin.

    “Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces. Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara.

    Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin. Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur. I kisha pyetur se cilat janë alternativat e tyre. Disa alternativa që janë ndërmarrë prej tyre kanë qenë të rrezikshme në të kaluarën.“, tha Haradinaj.

    Mes tjerash, ai ka shprehur mbështetjen e tij në lidhje me këtë marrëveshje, pasi beson se me implementimin e duhur të saj, Kosova do të përfitojë shumë gjëra pozitive.

    “Jam i bindur se me implementimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje nga pala jonë, vetëm me dakordim nuk është arrit asgjë, kjo nuk mjafton, por implementimi.

    Me implementimin, përpos se ne rikthejmë juridiksionin në veri, mbajnë zgjedhje të lira dhe të qeta, dhe kështu kthehet normalizimi në një pjesë të vendit tonë, ne hapim po ashtu mundësinë për partneritet për paqe, pra anëtarësimin në NATO dhe po ashtu rikthejmë agjendën tonë ndërkombëtare, për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, por po ashtu edhe për marrjen e njohjen të 5-esh dhe po ashtu për statusin kandidat të KE dhe BE”, u shpreh Haradinaj.

    Në lidhje me pranimin e Kurtit të asaj që kishte kundërshtuar me dhunë gjatë kohës kur ishte në opozitë, Haradinaj tha se ai nuk po merret me Kurtin pasi sipas tij marrëveshja nuk është e Kurtit, por është e shumë faktorëve, përfshirë edhe vetë Haradinajn.

    “Kurti i ka kushtuar humbje Kosovës përgjatë procesit. Ua ka vështirësuar aleatëve topnë arritjen e një suksesi për Kosovën. Veprimet e tij guerile ndaj amerikanëve kanë qenë të pajustifikueshme. Mos harrojmë që në marrëveshjen e arritur nuk ka kompensim për Serbinë. Janë obligime që dikur janë marrë dhe ato obligime janë disiplinu mjaftueshëm nga Kosova. Unë nuk mua me u marr me Kurtin për marrëveshjen, marrëveshja nuk është e Kurtit është e amerikanëve e të gjithë atyre që kanë kontribuar edhe e imja”, tha ai për Abcnews Albania.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.