[wp-story]

Lajme

Haradinaj përkujton Skënderbeun: Kryeprinci i shqiptarëve është gjithmonë frymëzim për ne

Haradinaj përkujton Skënderbeun: Kryeprinci i shqiptarëve është gjithmonë frymëzim për ne
16:18 | 16 Janar 2020

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Gjergj Kastriotin një ditë para përvjetorit të vdekjes së tij.

Ai tha se Skënderbeu është gjithmonë frymëzim për shqiptarët duke e quajtur edhe kryprinc të popullit, njofton Klan Kosova.

“Më 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri. Lum shqiptarët që e kishin. Lavdi e përjetshme!”.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera