×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përgëzon ministrin Likaj për marrëveshjen me SBAShK

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Ministria e Arsimit dhe SBAShK-u sot kanë arritur marrëveshje, ku sipas saj do të paguhet edhe paga e 13-të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.

    Këtë hap e ka quajtur shumë të rëndësishëm kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh kandidat për president Ramush Haradinaj.

    Ai tha se arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë.

    ‘Te dashur nxënës, prindër e arsimtarë,
    Lajm shumë i mirë përmbyllja me sukses e negociatave mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

    Arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet. Është kohë kur na duhen marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, në mënyrë që ta tejkalojmë krizën aktuale që na ka prekur të gjithëve’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Më tej Haradinaj ka thënë se shumë shpejt do të zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor.

    ‘Së shpejti do zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor, ashtu siç ishte e paraparë me Ligjin e Pagave.

    Përgëzoj ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, për angazhimin e tij të palodhshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje’, përfundoi ai.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2394872837303783

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.