[wp-story]

Lajme

Haradinaj pas takimit me partnerët e koalicionit: Moment i mirë që të shpërbëhet Kuvendi

Haradinaj pas takimit me partnerët e koalicionit: Moment i mirë që të shpërbëhet Kuvendi
17:22 | 30 Korrik 2019

Ish-kryeministri Ramush  Haradinaj ka folur pas takimit që pati me partnerët e koalicionit – kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn dhe kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për dakordimin e partive politike për shpërbërjen e Kuvendit, në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa në mbajtjen e zgjedhjeve.

“Është me rëndësi të ndërmerren veprimet për zgjedhjet që sovrani me vendos. Është një bindje e gjithë neve që zgjedhjet duhet të mbahen në kohë, të mos shtyhen. Kam dëgjuar nga Veseli se janë edhe ata për zgjedhje dhe tani ka dakordim të mirë që të shpërbëhet Kuvendi. Me Limajn u dakorduam që të mos humbim kohë, që të veprojnë me mocion për shpërndarje të Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se nëse presidenti kryen të gjitha procedurat me rregull, atëherë s’do të ketë vonesa në proces.

“Janë të lidhura me veprimet e presidentit, nëse presidenti vepron, atëherë edhe ky proces kryhet. S’ka datë të saktë, është mirë me ju dhanë hapësirë edhe partive tjetra, LDK i ka zgjedhjet….Çështja se kur duhet me ndodh mocioni, është mirë mos me dhanë data, po me caktu partitë në bashkëpunim, interesimi është që të gjithë të kryejnë punë…atyre që ligji ua ndalon kandidimin, do t’jua ndalojmë edhe ne”, shtoi Haradinaj.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera