[wp-story]

Lajme

Haradinaj: Nuk na falet nëse se bëjmë Kosovën 100 për-qind shtet

Haradinaj: Nuk na falet nëse se bëjmë Kosovën 100 për-qind shtet
13:43 | 04 Gusht 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas gjithë sakrificës që ka dhënë populli shqiptar, është e pafalshme nëse Kosova nuk bëhet 100 për-qind shtet.

Ai këto komente i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në tubimin përkujtimor kushtuar 21-vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi, njofton Klan Kosova.

“Jemi shtet dhe po kërkojmë me qenë shtet. Nuk ka qenë e lehtë lindja e asnjë shteti në botë – e kemi shembullin e Shqipërisë. Populli ynë ka përjetuar tmerre për të arritur deri tek dita e çlirimit”.

“Meqenëse është kështu, a duhet të hezitojmë tani pas gjithë kësaj sakrifice për ndërtimin e shtetit? Nuk na falet nëse nuk e bëjmë Kosovën 100 për-qind shtet”.

“Ju e dini qe sa kohë ne kemi filluar të themi ‘Bac u Kry’, por ende nuk është kryer. Është në interesin tonë ta finalizojmë konceptin e shtetit 100 për-qind dhe ta bashkojmë atë në familjen euroatlantike”.

“Jeta dhe sfidat na lodhin dhe nuk është marre kur të lodhemi të hapim rrugë. Për ata që nuk janë lodhur në të drejtën tonë, atëherë të bashkohemi për ta bërë Kosovën shtet”.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera