×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nga Gjermania: Krenar me mërgatën tonë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2022

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me deputetët e Kuvendit, Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha janë duke qëndruar në Gjermani, ku kanë zhvilluar disa takime me struktura të AAK-së atje.

    Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se kanë takuar sot arkitektë, artistë, inxhinierë, mjekë, e ndërmarrës që kanë shënuar suksese të mëdha në Gjermani.

    “Emocion i veçantë sa herë takohem me bashkatdhetarë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, ndjehem krenar kur takoj arkitektë, artistë, inxhinier, mjekë, ndërmarrës të zotë, që jo vetëm na bëjnë krenarë për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar Kosovës. Falë tyre, bota e njeh realitetin që edhe ne ndajmë aspiratat dhe vlerat njëjta europiane”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka takuar shumë bashkëatdhetarë në tubimin e mbajtue sot në Bad Salzuflen.

    “Së bashku me deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, sot në tubimin e organizuar nga bashkatdhetarët në Bad Salzuflen, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon me qëndrim konsistent, në favor të integriteti territorial dhe shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Në këtë tubim, ish-kryeministri Haradinaj i ka informuar bashkëatdhetarët për rolin e Aleancës në opozitë

    “I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, e po ashtu kam sqaruar procesin e arritjes së marrëveshjes finale obligativo-ligjore për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkatdhetarët u interesuan edhe për rolin e Aleancës në opozitë dhe po ashtu mora lajme të mrekullueshme për aktivizimin si asnjëherë më parë të mërgatës për Aleancën dhe vizionin e saj”, është shprehur Haradinaj.

    Haradinaj me këtë rast ka thënë se mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

    “Falënderova kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, si dhe i urova suksese kryetarit të sapozgjedhur për Bad Salzuflen, Republika North Rhine-Westphalia, Shkelzen Fetahaj”.

    “Mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, përkrahje e parezervë e ekonomisë, e tani model i suksesit dhe të arriturave. Duke qenë gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj Atdheut, i sigurova se Aleanca i ka dyert e hapura për secilin prej tyre”, ka përfunduar Haradinaj.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Vip29 Mars 2024
    Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.