×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në SHBA: Diskutova për anëtarësimin në NATO, e relacionet mes dy shteteve

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i AAK-së, ka thënë se është i nderuar me ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump.

    Në një postim në Faebook, ai ka thënë se është takuar me senatorë dhe kongresistë amerikanë të Iowas, me të cilët tha se ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    “Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme të takohesha me Matthew Whitaker, i përzgjedhur i Presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Senatoren Joni Ernst dhe Kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa e ShBA”.

    “Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit strategjik mes dy vendeve!”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka theksuar se Iowa ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës, dhe mbështetja e palëkundur nga Garda Kombëtare e Iowas, ka rritur bashkëpunimin mes Kosovës dhe ShBA-së.

    “Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Iowas, e iniciuar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e rëndësisë jetike në realizimin e synimeve tona drejt NATO-s. Ajo që filloi si një marrëdhënie e bazuar në mësim dhe mbështetje të ndërsjellë, është shndërruar në marrëdhënie strategjike dhe një afërsi që shkon shumë përtej bashkëpunimit ushtarak. Sot, ajo përfshin lidhje më të gjera mes vendeve tona, edukimit, ekonomisë dhe kulturës, duke qëndruar si një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrijnë miqësia dhe partneriteti”.

    “Iowa ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës, dhe mbështetja e palëkundur nga Garda Kombëtare e Iowas, së bashku me besimin dhe përkushtimin e tyre, ka ngritur bashkëpunimin tonë në lartësi të reja. Sot, jo vetëm që qëndrojmë krah për krah në paqe, por gjithashtu shërbejmë së bashku në misione për siguri dhe paqe, duke treguar forcën e vërtetë të këtij partneriteti”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Viona Bunjaku nga Lëvizja ‘’FOL’’ për FrontOnline, e konsideron legjitime kërkesën e PSRK-së drejtuar Gjykatës së Apelit. ‘’Kërkesa e Prokurorisë Special është...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për dënimin e Dardan Krivaqës me bugim të përjetshëm, për vrasjen...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga homologu slloven, Robert Golob me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës....
    Të tjera
    Vip19 Shkurt 2025
    Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Besian Mustafa nga LDK ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë. “Kryetari i LDK-së...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiëabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga Demokraci në Veprim ka thënë se sistemi aktual zgjedhor favorizon “lojalitetin dhe strukturën e partisë ku shumë deputetë mbështeten...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.