×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ndërtuam murin kinez për Serbinë dhe evituam ndarjen e Kosovës

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga Drenasi ka dhënë disa argumenta pse duhet të votohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 14 shkurt.

    Haradinaj në shkrimin e tij në Facebook ka thënë se në këto zgjedhje kandidon për President të vendit dhe se qëllimi kryesor është të përmbyll detyrat e rëndësishme që i ka vendi përpara.

    Ai tutje ka theksuar se nëse nuk realizohet orientimi euroatlantik opsion mbetet bashkimi me Shqipërinë.

    “Me 14 shkurt do të votojnë të gjithë. Si shtetas të Kosovës, nuk duhet të mendojmë ngushtë dhe të votojmë ngushtë. Ne duhet ta zgjerojmë vizionin, andaj, bëj thirrje që të votohet Aleanca” shkruan Haradinaj në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Pse duhet të votohet Aleanca me 14 shkurt? Çka ndodh me Kosovën pas kësaj ditë? Çfarë na pret në pesë vitet më pas? Këto ishin temat për të cilat iu drejtova sonte strukturave të Aleancës në Drenas.

    Gjatë mandatit tim si kryetar i qeverisë, kam parë rrezikun se Kosova mundohej të paraqitet si e pazonja për të zgjedhur punët e saj, pa Brukselin e pa negociatat me Serbinë. Ndërtova asokohe strategjinë time, që të pengoja qëllimin kryesor të këtij rreziku, që ishte ndarja e Kosovës. Ndërtuam murin kinez për Serbinë, respektivisht vendosëm taksën. Evituam pra, rrezikun e ndarjes së vendit dhe Kosovën e forcuam si partner serioz në rrafshin ndërkombëtar.
    Në këto zgjedhje, unë kandidoj për President të vendit. Qëllimi im është të përmbylli detyrat e rëndësishme që i kemi në rrugën tonë: forcimin e sektorit të sigurisë, garantimin e funksionimit të Intelegjencës, Gjyqësorit, Politikës së Jashtme e detyra të tjera, në funksion të fuqizimit të Atdheut tonë.

    Me 14 shkurt do të votojnë të gjithë. Si shtetas të Kosovës, nuk duhet të mendojmë ngushtë dhe të votojmë ngushtë. Ne duhet ta zgjerojmë vizionin, andaj, bëj thirrje që të votohet Aleanca.

    Duke uruar suksese për kandidatët e Drenasit, kam shpalosur pikat kryesore të programit qeverisës të Aleancës, për vitet 2021 – 2025, me theks të veçantë të fondit një miliardësh, që përfshihet në kuadër të planit ekonomik, e që dita ditës po përkrahet dhe promovohet si ide edhe nga partitë e tjera.

    Gjithashtu shpjegova për rrezikun që Kosova të mbetet në pozita të njëjta për shumë vite në vijim, e rrethuar dhe e izoluar. Edhe pse ne kemi orientimin tonë euroatlantik, nuk jemi pa opsion, nëse kjo gjendje e Kosovës do të vazhdojë me tendenca që të zgjatet deri në pafundësi. Opsioni tjetër, do të jetë Referendumi i organizuar për bashkimin tonë më Shqipërinë, sepse ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ky nuk është kërcënim për askënd, por thjesht Kosova e ka të domosdoshme antarësimin në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë si e bashkuar me Shqipërinë.
    Pas takimit me struktura, kam vizituar familjen e mikut tim, rapsodit të ndjerë Tahir Qorri (Drenica), atdhetarit të madh, që i këndoi lirisë dhe heronjve gjatë tërë jetës së tij. Me këtë rast, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” (post mortem), për kontributin e tij për çështjen kombëtare. Falënderoj përzemërsisht familjen Qorri për mikpritjen.
    RH

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga...
    Lajme23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se Kosova do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe se dërgimi i draft-statutit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportohet se ka arrestuar një burrë në Kharkiv i dyshuar se ka ndihmuar sulmet ajrore ruse...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar regjisorin Samir Karahoda, filmi i të cilit do të shfaqet në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    SPB Tetovë njofton se është denoncuar një rast i shkeljes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Një 19-vjeçar...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj raportin e DASH-it lidhur me korrupsionin në Kosovë e ka vlerësuar si konfirmim të skandaleve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.