×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj me paralajmërim të frikshëm: Rrezik ta humbim Amerikën

    FrontOnline
    04 Shkurt 2025

    “Për fat të keq raportet nuk janë vetëm në fazë kritike, por edhe në fazë të rrezikshme. Rreziku vjen pasi pasojat mund të jenë shumë të rënda për Kosovën. Ne na kanë bërë me dije në vazhdimësi administrata e Biden, siç e dini edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përdorur edhe atë thënien e tij mos urinoni në klubin ku doni të hyni, për etikën e tij, ai ka qenë një njeri me integritet edhe një diplomat paraekselanc, një njeri që e ka dashtë Kosovë me zemër”, ka thënë Haradinaj, gjatë një debati televiziv.

    Kandidati për kryeministër i koalicionit për Kosovën Fituese ka shtuar se: “Një njeri që nga koha e Clinton që në vazhdimësi ka qenë me Kosovën, edhe në negociatat në Rambuje dhe në çdo etapë tonën, edhe ajo ka qenë një shprehje e dhimbjes së tij për pasojat për Kosovën. Pra, për katër vite Administrata Biden na ka sqaru se do të kishim bërë punë më të mira për Kosovën nëse do të kishim bashkëpunim më të mirë, në raste të tjera edhe deri tek mungesa e rezultateve”.

    Haradinaj ka përkujtuar: “E dini që për këto vite kam qenë në ShBA rregullisht, në vazhdimësi e kam marrë vlerësimin se janë të shqetësuara me veprimet e pakoordinuara të Kurtit dhe Qeverisë. Dhe se ata nuk po arrijnë të japin ndihma për shkak të kësaj, sjelljeve të tij. Më thanë ne kemi vështirësi të ju mbrojmë para armiqve tuaj, ne e kemi ta pamundur edhe me i bind skeptikët për ju pasi kryeministri i juaj po na pamundëson që ne t’iu ndihmojmë. Kuptohet se kjo në dy vitet e fundit është përkeqësuar”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar për herë të parë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti,...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Një i pandehur është arratisur sot rreth orës 12:00 nga objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Mendimi për motin – 14.02.2025 Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëve të para të...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi. Haradinaj tha se Kërveshi ishte...
    Sport14 Shkurt 2025
    Në fillim të kësaj jave u raportua se Real Madridi kishte thirrur agjentët e Vinicius Junior për të zbuluar kërkesat e tyre...
    Vip14 Shkurt 2025
    Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother Vip “hapën zemrën” e tyre dhe hodhën në letër ndjenjat e...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë...
    Sport14 Shkurt 2025
    Boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria pritet të ndeshen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.