[wp-story]

Lajme

Haradinaj: Kushdo që e pengon Policinë e Kosovës për të hyrë në Interpol, e ndihmon krimin

Haradinaj: Kushdo që e pengon Policinë e Kosovës për të hyrë në Interpol, e ndihmon krimin
11:12 | 06 Shtator 2019

Policia e Kosovës shënon sot 20-vjetorin e themelimit, me ç’rast ka mbajtur një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë institucionalë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për nevojën që Policia e Kosovës t’i bashkohet INTERPOL-it.

Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës në këtë organizatë, përbën përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, kushdo që e pengon këtë gjë e ndihmon krimin brenda dhe jashtë vendit, thuhet në njoftimin për media.

“Policia jonë me qenë pjesë e INTERPOL-it për me luftu krimin transnacional. Me pengu anëtarësimin e Kosovës në Interpol, i bjen me ndihmu krimin”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar edhe institucionet amerikane për bashkëpunimin e mire me Policinë e Kosovës.

“Institucionet partnere të SHBA-së, ju falënderoj për bashkëpunimin. Policia e ruan jetën e njerëzve të këtij vendi. Muj me thanë që njerëzit e Kosovës janë me fat që ju kanë ju”, ka theksuar kryeminsitri.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë që ta përkrahë zhvillimin dhe rritjen e Policisë së Kosovës. /Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera