×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti është shefi i korrupsionit dhe i të këqijave

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen e Kurtit, për shkak të “lidhjeve të shkurta e dostave”.

    Haradinaj po ashtu tha se në fillim të fushatës Lëvizja Vetëvendosje vetëm ka filluar me hidhërimet ndërmjet partisë, edhe pse sipas tij, “Kurti ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri”, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    “Vetëm ka filluar që të sillet si opozitë e ardhshme meqë nuk do ta krijojnë Qeverinë më, ata vetëm kanë filluar me hidhërimet e veta në mënyrën e tyre të sjelljes, po e shohim një Vetëvendosje të pa përgjithshme që e kemi parë shumë herë në opozitë”.

    “Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani unë e kam vërejtur herët sepse do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve të shkurtat, e kam quajtur ‘lidhje të shkurta, dostat’, Kurti i ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri e kam ditur që do vijë kështu. Ky është shefi i korrupsionit vetë Kurti të këqijave që ndodhin”, tha Haradinaj.

    E nëse qytetarët i japin mundësinë AAK-së për qeverisje, Haradinaj premtoi se do të bëjë kthesë të madhe me anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO.

    “Me ndryshimet që do të ndodhin në qeverisje, me 9 shkurt, të japin mundësinë opozitës që të bëjnë Qeverinë, nëse më jepet besimi me e udhëheq besimin e pozitës, unë synojnë që kthesën me bë përmes anëtarësimin drejtpërdrejtë në NATO, pra kthesën me bë direkt në NATO”, deklaroi ai.

    Anëtarësimi në NATO, për kryetarin e AAK-së, është hap i rëndësishëm në progresin e Kosovës drejt integrimit, zhvillimin ekonomik dhe investimeve kapitale.

    “Anëtarësimi e hap perspektivën edhe të investimeve edhe të zhvillimit dhe na mundëson me ec shpejt në botën e zhvilluar. Në këtë rast që qytetarët dhe rinia me mbet në Kosovë, dhe mos me pasur nevojë ta lëshojnë vendin. Por edhe në arsim e shëndetësi e të gjitha temat që kanë mbetur gjatë kështu me marrë një nivel tjetër kjo është kthesa. E kjo kthesë bëhet me anëtarësimin e shpejtë në NATO”, ka përfunduar kryetari i AAK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Nxënësit e klasës së katërt në Kosovë kanë dalë në mesin e atyre që janë ranguar më së ulëti në botë për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot Kuvendi i Kosovës në lexim të parë ka miratuar Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Pro këtij projektligji kanë votuar...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës protestoi sot para objektit të qeverisë lidhur me mospajtimin me propozimin e qeverisë për rritje...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, duke e dënuar me 3 vjet burgim efektiv...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, është përplasur pothuajse me të gjithë banorët. Ai ishte shumë i ashpër ndaj Driloni të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Drenusha janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën. Drenusha i ka cilësuar si të kota analizat që po i bën Xheneta, transmeton...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, mbrëmë ka debatuar pothuajse me gjithë banorët e shtëpisë. Gjatë një debati që Xuxi kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.