Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës sot në 25 vjetorin e kësaj tragjedie.
Ai tha se regjimi i Millosheviqit ka lënë njolla të pashlyera në ndërgjegjen njerëzore.
“Njëzetepesë vite kaluan nga Masakra e Srebrenicës. Regjimi i Millosheviqit, një regjim mizor që realizoi projektet shoviniste me dhunë e gjenocid, la njolla të pashlyera në ndërgjegjen njerëzore”.
“Kujtojmë me respekt jetët e humbura të fëmijëve, grave, të moshuarve, njerëzve të pambrojtur e pa asnjë faj. Plagët janë të hapura. Krimi edhe më tutje ka mbetur i pandëshkuar dhe i pa cilësuar ligjërisht”.
“E njëjta ndodhi edhe me popullin e Kosovës. Prandaj, duke bashkëndjerë me popullin boshnjak, i sigurojmë ata, se ne i kuptojmë më së miri vuajtjet dhe përjetimet e tyre”.

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023