[wp-story]

Lajme

Haradinaj kujton në 21-vjetorin e rënies mjekun e luftës së UÇK-së Shpëtim Robajn

Haradinaj kujton në 21-vjetorin e rënies mjekun e luftës së UÇK-së Shpëtim Robajn
11:11 | 30 Shtator 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kujtuar 21-vjetorin e rënies së mjekut të luftës të UÇK-së Shpëtim Robaj.

Haradinaj ka thënë se Robaj me punën e tij humane shëroi në frontet e luftës shumë luftëtarë.

Ai ka theksuar se si edhe shumë kolegë të tjerë të Shpëtimit, me misionin e tyre u  vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Sot, në 21- vjetorin e rënies, kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj, që me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë.

Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim.

Krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane!.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera