Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar lirimin e tij nga çdo akuzë që rëndohej drejt tij, për luftën e UÇK-së nga Gjykata Nërkombëtare e Hagës.
Ai ka thënë se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së.
‘Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi, tha Haradinaj.
‘Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n’, shtoi ai.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, që po përballen sot me drejtësi në Hagë.
‘Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një here, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të tjera
-
20:19 | 22 Dhjetor 2020
-
20:14 | 22 Dhjetor 2020
-
20:13 | 22 Dhjetor 2020
-
20:03 | 22 Dhjetor 2020
-
20:01 | 22 Dhjetor 2020
-
19:50 | 22 Dhjetor 2020
-
19:44 | 22 Dhjetor 2020
-
Bota/RajoniMillorad Dodik infektohet me Covid-1919:35 | 22 Dhjetor 2020
-
Vip/KulturaSabri Fejzullahun e puthin këto dy vajza19:32 | 22 Dhjetor 2020
-
19:31 | 22 Dhjetor 2020
-
19:30 | 22 Dhjetor 2020
-
19:25 | 22 Dhjetor 2020