[wp-story]

Lajme

Haradinaj: Kompania që ia ka bërë fushatën Vuçiqit edhe Ramës është angazhuar nga Veseli

Haradinaj: Kompania që ia ka bërë fushatën Vuçiqit edhe Ramës është angazhuar nga Veseli
22:13 | 26 Shtator 2019

Kryeministri në detyrë dhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se e njëjta kompani që ia bën fushatën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, fushatën është duke ia bërë edhe Kadri Veselit të PDK-së.

Haradinaj ka thënë se e njëjta kompani i ka shërbyer në fushatë edhe kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama.

“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin, shkruan Insajderi.  Ai ka theksuar se PDK-ja nuk mund ta luftojë korrupsionin me këtë qasje.

Sipas tij, PDK ka ndikim në të gjitha bordet dhe institucionet e rëndësishme të vendit.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera