[wp-story]

Lajme

Haradinaj kërkon debat televiziv me kundër-kandidatët e tij

Haradinaj kërkon debat televiziv me kundër-kandidatët e tij
15:48 | 05 Shtator 2019

Ramush Haradinaj, kryeministri në largim sot ka treguar kushtin të cilin e ka për të dalë në përballje me kandidatët tjerë për kryeministër.

Haradinaj sot para gazetarëve tha se do të ishte mirë që të bëhen katër ose pesë media bashkë dhe të kenë një debat me kandidatët për kryeministër.

Sipas tij një debat i tillë është i nevojshëm. Këto komente Haradinaj i bëri pas takimit që pati me përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës.

“Është mirë që të bëhen katër ose pesë media të Kosovës bashkë dhe ta kemi një debat sepse është e pamundur të shkojmë nëpër secilin medium. Do të ishte mirë ta kishim një debat të tillë midis kandidatëve për Kryeministër të Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera