×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kauza për bashkim me Shqipërinë është mesazh për ata që duan ta mbajnë Kosovën të izoluar

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në “Kallxo Pernime”, të RTV Dukagjinit ka folur për idenë e fundit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një bashkim me Shqipërinë më 2025.

    Sipas Haradinajt, ky është një paralajmërim serioz për miqtë e Kosovës.

    “Ky është një paralajmërim shumë serioz për partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, për me na nxjerrë prej getos”, tha fillimisht Daut Haradinaj.

    “Ndoshta dikujt i duket hajgare bashkimi me Shqipërinë, por kështu kanë menduar edhe për lirinë e Kosovës, por e kemi fituar. Nuk e di Ligjin për referendum. Ligji për referendum votohet nga qytetarët, nuk duhet 2/3. Kosova nëpërmes referendumit kërkon me u bashkëngjit”, tha Haradinaj.

    Haradinaj tha se më e mira do të ishte të hiqej pika e Ujmanit dhe në tavolinën e Trumpit nuk mund të sillemi a e provojmë a jo.

    “Unë e di që kurrë është heq njohja e ndërsjellët ka qenë për shkak të presionit. Dhe pse Kosova e ka pranuar blanko marrëveshjen ka qenë njohja e Izraelit. Njohja nga ky shtet ka bërë që të ketë kompromis. Unë skam pasur kontakte me Grenellin por ka pasur debate të ashpra, por edhe amerikanët kur e shohin se je këmbëngulës për vendin tënd, ta respektojnë”, tha Haradinaj

    Ai tha se edhe për ushtrinë, gjithë ditën kanë mbajtur konferenca partitë politike se po na prishin me ndërkombëtarët, por brenda ditës i ndërruan statuset.

    “S’kemi humb asgjë që janë ndalë disa trajnime, sepse ne e kemi ushtrinë dhe i kemi paisjet më të avancuara nga Amerika në ushtri. Amerikanët veç nuk duhet me i gënjy, agjenda ynë është e qartë që të ecim në rrugën euroatlantike. Edhe kauza për bashkim me Shqipërinë është mesazh për ata që duan ta mbajnë Kosovën të izoluar”, tha ai.

    “Kushtetuta nuk e pamundëson bashkimin me Shqipërinë. Nëse dëshirojnë qytetarët, nuk ndalet”, tha tutje Haradinaj.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë...
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Dje ka diplomuar gjenerata e 59-të e policisë së Kosovës, ku 445 pjesëtarë të rinj kanë veshur uniformen dhe sot kanë nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.