[wp-story]

Lajme

Haradinaj i tronditur me atë që ndodhi në lagjen e spitalit

Haradinaj i tronditur me atë që ndodhi në lagjen e spitalit
18:28 | 05 Shtator 2019

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për krimin që ndodhi pasditen e sotme në Prishtinë, ku mbeti një person i vrarë.

Ai ka thënë se është tronditur nga ngjarja që përjetoi sot Prishtina.

“Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre! Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve. Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor”, ka shkruar Haradinaj.

“Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve. Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen”, ka shkruar ai /Front Online/

 

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera