[wp-story]

Lajme

Haradinaj: I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim Riza Smaka

Haradinaj: I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim Riza Smaka
16:19 | 01 Janar 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit Riza Smaka.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook,  ka thënë se Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj.

“Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën.  U prehsh në paqe profesor!”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë: 

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim Riza Smaka.

Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj.

Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën.

U prehsh në paqe profesor!/FrontOnline/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera