Lajme

Haradinaj: EULEX-i s`e mbajti premtimin, arrestoi Gucatin pa shkuar unë në zyre

Haradinaj: EULEX-i s`e mbajti premtimin, arrestoi Gucatin pa shkuar unë në zyre
16:20 | 25 Shtator 2020

Nasim Haradinaj ka folur për bastisjen që i ka bërë EULEX zyreve të OVL-UÇK.

Ai ka thënë se nuk ka ardhur më herët në zyre për shkak se i kanë thënë se nuk do ta arrestojnë Hysni Gucatin pa ardhur Haradinaj për të nënshkruar disa dokumente.

Por pasi që Gucati është arrestuar, Haradinaj nuk ka shkuar në zyre.

“Mbërrita para gjys ore këtu sepse isha na mbledhje. Mua më thirri kryetari për të nënshkruajtur disa dokumente, por pasi nuk mbajtënn premtimin që para se të vie mos ta marrin kryetarin, unë nuk shkova”, tha ai

Haradinaj tha se Gucati asnjëherë nuk ka qenë i intervistuar nga Specialja.

Ai shtoi se vetë përfaqësuesit e kësaj gjykate e kanë pranuar se ajo nuk është e Kosovës.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera