×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj drejton gishtin kah Kurti: Zhvillimet kanë shkuar në rrugën e gabuar për fajin e këtij njeri

    FrontOnline
    28 Shtator 2023

    Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet një Rezolutë që dënon terrorizmin dhe që kërkon hetim ndërkombëtar për terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia.

    “Ajo që ka ndodhur të dielën ishte sulm terrorist i sponsorizuar nga Serbia. Por ky sulm dhe terroristët e morën përgjigjen më të mirë që kanë mundur me e marrë. Kosova në koordinim me aleatët i mposhtën me turp. Një rezolutë që e dënon terrorizmin do të duhej të kalonte në Kuvend. Një rezolutë ku kërkohet hetim ndërkombëtar për zbardhjen e involvimit të Serbisë. Do të ndihmonte edhe ndërkombëtarët që të ndëshkonin sponsorët e terrorizmit“, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se këto veprime i bën Serbia për të mbajtur jostabilitetin në Kosovë dhe në rajon

    „Por pse Serbia veproi kështu. Serbia I ka përgatitur terroristët për të mbajt jos tabilitet në Kosovë dhe rajon. Për të mbajtur status-quon, për të mos arrit tek implementimi I marrëveshjes. Ka interes me Rusinë për vazhdimin e jostabilitetit. Por pse, sepse po të implementohej marrëveshja, Kosova do të kishte të nënshkruar Partneritetin për Paqe”, ka shtuar tutje kreu i AAK-së.

    Haradinaj ka thënë se dy vjet më parë iu kishte dërguar letër krerëve të shtetit që të zgjidhnin SHBA-në për marrëveshjen me Serbinë, por thotë se kryeministri Albin Kurti kishte bërë të kundërtën duke zgjedhur Borellin dhe Lajcakun.

    Ai ka thënë se nëse do të zgjidhej Amerika dy vjet më herët, Kosova do të kishte marrëveshjen për njohje me Serbinë dhe se do të ishte në proces të anëtarësimit në NATO, ku ushtria e Kosovës do të kontrollonte vijën kufitare bashkë me ushtrinë e KFOR-it.

    Ndërkohë Haradinaj ka thënë se Kurti tashmë po i fajëson Borellin dhe Lajcakun të cilët i kishte zgjedhur vetë para dy vjetëve. Kreu i AAK-së ka thënë se mashtrimi s’kalon dhe ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti, duke thënë se gjërat kanë shkuar në rrugë të gabuar për faj të kryeministrit, shkruan Express.

    “Iu kam dërguar letër dy vjet më parë, ku iu kam thënë se duhet ta kërkoni Ëashingtonin për marrëveshje. Por Kurti e bëri të kundërtën, e zgjodhi Borellin dhe Lajcakun. Pse e zgjodhi Kurti para dy vjete Borellin dhe Lajcakun e jo Washingtonin para dy vjetëve, a duhet shtruar kjo pyetje. Nëse do të zgjidhej Washingtoni dy vjet më herët do ta kishim marrëveshjen për njohje me Serbinë. Nëse do të pranohej plani amerikan për tabelat për veri do ta kishim veriun e integruar dhe s’do të kishim përballje me terroristët. Do ta kishim PfP-në të nënshkruar dhe Kosovën në proces të anëtarësimit në NATO. Do ta patrullonin vijën kufitari ushtria jonë në bashkëpunim me KFOR-in dhe s’do të mund të kalonin terroristët kufirin. Do të ishim në CoE dhe në proces për anëtarë në OKB. Pyetni pak veten a do të kish ndodh kështu, nëse do të ishte vepruar me kohë. Kurti po fajëson Borellin dhe Lajcakun që vetë I ka zgjedhur. Ju lutem, mashtrimi s’kalon. Nuk kalon mashtrimi. Zhvillimet kanë shkuar në rrugën e gabuar për fajin e këtij njeri”, ka thënë Haradinaj.Ne e dimë kush është Serbia, kush janë kriminel kush janë terroristët. Ata kanë vra fëmijët e tyre në Pejë në Panda me e fajësu UÇk-në. Do t’i lexojmë drejt edhe veprime e secilit prej nesh dhe s’do t’ia falim askujt”, ka thënë Ramush Haradinaj.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dhe Rruga, ka konfirmuar Qeveria e këtij shteti. Administrata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Kantautori nga Shqipëria, Alban Skënderaj ka publikuar projektin më të ri muzikor. Artisti i njohur ka lansuar kolonën zanore të filmit të...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin....
    Sport06 Dhjetor 2023
    Manchester United pret Chelsean në “Old Trafford” në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier. Djajtë e Kuq po kalojnë formë...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Izraelin të mërkurën kundër “ndjekjes së anëtarëve të Hamasit në Turqi”. Dhe nëse Izraeli provon një gjë...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës (PK) ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë, e cila dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili dyshohet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.