×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Deklarata e 2 Korrikut hapi rrugën e Kosovës drejt barazisë, UÇK-ja e jetësoi me luftë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka publikuar një shkrim për të kujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të bërë nga deputetët kosovarë në vitin 1990.

    Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë i kishte hapur rrugën Kosovës për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, përkundër se zbatimi i saj nuk ishte lejuar nga pushteti i Milloshevqit.

    “Me 2 korrik 1990, deputetët kosovarë, me gjithë presionin e kërcënimet nga pushteti i Millosheviqit, nxorën aktin të cilin shqiptarët e prisnin me dekada. Deklarata me të cilën Kosovës i hapej rruga për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, edhe pse nuk u lejua të zbatohej, me forcën e armëve e tankseve, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka shkruar ai.

    Haradinaj, ka thënë se deklaratën e asaj legjislature deputetësh e kishte jetësuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    “Duke qenë falënderues për të gjithë deputetët e asaj legjislature, deklaratën e tyre e jetësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 2 korriku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, thuhet në fund.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia....
    Lajme18 Prill 2024
    Ka përfunduar takimi në mes të emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq....
    Të tjera
    Sport18 Prill 2024
    Falë paraqitjeve tejet të mira nën drejtimin e skuadrës së Romës, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë edhe më gjatë trajnerin...
    Vip18 Prill 2024
    Mesazhe të bukura dhe pozitive nga fansat,kanë lumturuar sot banorët e BBVIP. Heidi ishte një prej tyre. Njëri prej fansave të saj,...
    Lajme18 Prill 2024
    Qeveria e Kosovës në mbledhje të mbajtur të enjten ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës...
    Lajme18 Prill 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të enjten me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin dhe pas pak...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christophet Hill....
    Lajme18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga administratorët e grupit “Albkings”, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.