[wp-story]

Lajme

Haradinaj bën xhudo me Majlinda Kelmendin

Haradinaj bën xhudo me Majlinda Kelmendin
10:04 | 27 Korrik 2019

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vendosur të relaksohet këtë të shtunë duke bërë xhudo me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.

Trajneri Driton Kuka ka postuar një fotografi ku shihet Majlinda dhe kryeministri Haradinaj dukë bërë xhudo.

“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj bën xhudo me Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera