×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapja e urës së Ibrit, Ramadani: Kurti më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin me NATO-n

    FrontOnline
    03 Gusht 2024

    Hapja e urës së Ibrit po vazhdon të kundërshtohet nga vendet e QUINT-it, ndërsa Qeveria e Kosovës ka qëndrimin se ura duhet të hapet dhe se kjo nuk është kundër askujt.

    Lidhur me diskutimet e fundit që po bëhen mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit, një reagim e ka bërë edhe ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, transmeton Telegrafi.

    Ramadani thotë se nuk beson që kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke shtuar se “më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin”.

    Më tej, ai përmes nëntë pikave ka shkruar se për çfarë dështimi bëhet fjalë:

    1. Ai po dështon ta bind NATO-n që Ura të hapet.

    2. Ai po dështon që t’ia mbajë gojën mbyllur partizanëve të vet të padijshëm dhe eksperimental në Qeveri, parti e institucione tjera, të cilët kushtimisht kapën daullet për të na dhënë lajmin që “Ura po hapet pa dilema fare”!

    3. Ai po dështon që të bëjë dallimin midis:

    3.1 qëndrimeve diplomatike të shteteve partnere në raporte biletare; dhe

    3.2 udhëzimeve ushtarake të NATO-s për KFOR-in në çështje që ata i vlerësojnë me ndikim ne siguri dhe ambient paqësor!

    Qëndrimet diplomatike bilaterale ndryshojnë në çështje, por me NATO-n nuk ka shaka.

    4. Ai po dështon që të përmbyllë këtë mandat qeverisës me një fazë relaksimi raportesh me prezencën ndërkombëtare.

    5. Ai po dështon që ta arrijë aktin simbolik të vendosjes së kontrollit në veri, pra hapjen të Urës kryesore, dhe kështu po e rikthen pamjen që normalizimi në veri qenka më larg sesa optimistët e shpjegojnë!

    6. Ai po dështon të kuptojë që diplomacia kërkon njerëz profesionistë, angazhime afat-gjate dhe targetim të saktë për ‘outreach’ në adresat kryesore të vendimmarrjes!

    7. Ai po dështon të zbatojë besimin që “farefisi janë për dasma” e “profesionistët janë për institucione”. Prandaj, bashkë me “faresif” po dështojnë diplomacinë dhe komunikimin.

    8. Ai po dështon të kuptojë se daullet që partizanët e vet po i rrahin këto muaj, realisht po nxisin pamje jo të drejtë të popullit të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë ndaj NATO-s.

    9. Ai po dështon të kuptojë që rritja e pritjeve për hapjen e Urës (me apo pa KFOR-in) është rritje e zhgënjimit të popullit të Kosovës edhe ndaj Qeverisë, jo vetëm ndaj NATO-s.

    10. Ai po dështon të kuptojë që siguria kombëtare është e ndërlidhur ngushtë me përdorimin e aleancave si instrument shtesë burimeve vetanake. Kështu, aleancat realisht do të ktheheshin në instrumente që shërbejnë në sigurinë kombëtare, jo vetëm që ndikojnë në të nga jashtë!

    Ramandani shton më tej se “pavarësisht se dështimet mund të jenë vërtetë të thella, unë prapë nuk do të besoja kurrë që shkon deri në konfrontim”.

    “Kryeministri Kurti në fund të mandatit të tij e pranon dështimin, por jo konfrontimin me NATO-n”, thotë ai në reagimin e bërë në Facebook./Telegrafi/

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Pas konfirmimit pa mëdyshje të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, se letra e Ana Bërnabiqit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e mbi 4 mijë studentëve. Kjo qendër përmes një postimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se shpreson se Qeveria do t’i rrisë pagat, duke e parë këtë...
    Të tjera
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës janë bërë nëntë bastisje. Si rezultat i kësaj janë arrestuar disa persona...
    Lajme13 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin...
    Lajme13 Shtator 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.