×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hapen sërish kufijtë e Evropës pas pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Evropian po hiqen njëra pas tjetrës.

    “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të presë, me gjasë deri më 1 korrik.

    Nga e hëna, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE-së, ato të Ballkanit? Komisioni Evropian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin. Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

    Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht

    Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.

    Polonia

    Që të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

    Gjermania

    Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

    Franca

    Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.

    Çekia

    Ky vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.

    Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale. /Deutsche Welle/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është takuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Erdogan e priti homologun Zelensky në hyrje...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e burgut të Durrësit, duke rrëzuar sipas tij akuzat e...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    0 persona janë arrestuar në Tiranës. Aksioni u zhvillua mëngjesin e sotëm në disa zona të kryeqytetit shqiptar, nga agjentët e Antidrogës,...
    Të tjera
    Opinione18 Shkurt 2025
    Shkruan Shkodran Ramadani: Prej vitesh, më ka rastisur të dëgjoj plot njerëz tek thonë se pavarësia do të duhej të ishte shpallur...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka ndarë disa dekorata për familjet dhe personalitetet...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Luan Gacaferi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në një postim skandaloz të publikuar së fundi, u gëzohet problemeve shëndetësore të ish-presidentit...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ceremoninë e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, tha se sot po nderohet kontributi i atyre që...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë ka ndarë dekorata për disa familje e personalitete që ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.