Ekonomi

Hamza: Ligji për rimëkëmbje nuk i përkrah bizneset

Hamza: Ligji për rimëkëmbje nuk i përkrah bizneset
16:12 | 22 Shtator 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar te PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se është vonuar me aprovimin e buxhetit dhe ai nuk ka qenë adekuat për nevojat e kohës.

Hamza ka thënë se Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është i duhuri dhe nuk i përkrahë bizneset.

“Kemi ndërmarrë iniciativa por për pesë muaj nuk e kuptojmë pse është dashur të pritet kaq. Jemi në një situatë ku flasim për ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Nuk dëshirojmë të bëjmë pengesa në këtë drejtim. Na dhe opozita po kërkojmë qe të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën sepse ligji nga qeveria nuk është i duhuri dhe nuk i përkrah bizneset. Ato duhet të përkrahen me grante, pa pasur nevojë qe bizneset t’i kthejnë ato para. Përtej kësaj jam idhëtar që të ketë edhe lehtësim në qasje të financave”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk mund ta përkrahin ligjin, pasi sipas tij është i varfër.

“Ne nuk mund ta përkrahim ligjin si të tillë kur nuk i plotëson nevojat e ekonomisë, është i varfër”, ka thënë ai. “Kur jemi te Trusti ne jemi te interesuar që të hapet mundësia që një pjesë e këtyre të investohen në ekonominë e vendit. Krejt kjo me qellim që të rriten investimet dhe konsumi. Është gabim që projektet e investimeve kapitale nuk e kanë dinamikën e duhur. PDK nuk pengon pse njerëzit me i marrë paratë e trustit por ne po duam diçka përtej saj. Ata kanë shumë nevojë, por kanë nevojë edhe kur të mbërrijnë moshën e pleqërisë. Propozimi ynë është që ata që i kanë deri në 10 mijë euro që i bie 1 mijë euro, t’iu kthehen nga shteti brenda 5 viteve. Jemi të gatshëm të diskutojmë, t’i vendosim propozimet tona racionale, duke mos cenuar aspektin financiar”.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva

Të tjera