×
Zgjedhjet 2025

Hamza i qartë: S’kam vija të kuqe, më e lehtë me i harmonizu programet me parti më të djathta

FrontOnline
24 Janar 2025

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, është pyetur në Pressing në lidhje me vijat e kuqe ndaj bashkëpunimeve të mundshme paszgjedhore.

Hamza mbajti një qëndrim intersant, duke vlerësuar se nuk ka vija të kuqe.

Tutje, Hamza e theksoi se për shkak të bindjeve të tija konceptuale, “është shumë më e lehtë me i harmonizu programet” me partitë e djathta.

“Vija të kuqe nuk kam qitë as në atë kohën kur ka qenë trend dhe modë. U çojshin nëpër studio qitshin vija të kuqe, e pastaj as që u skuqshin vet pak pse i kanë qitë vijat e kuqe, s’iu qëndruan vijat e kuqe…Jemi parti politike të gjitha në Kosovë dhe votohen prej qytetarëve të Kosovës, por për shkak të bindjeve të mia konceptuale, duhet me pritë rezultatin e 9 shkurtit. Nuk mundemi në këtë moment me saktësi me fol, kemi ne nga një vlerësim, e shohim trendin, por deri më 9 shkurt është bukur vështirë me fol me goxha siguri dhe precizitet se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme…E kam thënë e po e përsëris se për shkak të bindjeve të mia, koncepteve të mia politike, është shumë më lehtë me i harmonizu programe që janë parti më të djathta, sepse kemi ngjashmëri në programe, por edhe dallime. Kjo do të ishte më funskionale dhe më e dobishme për të ardhmen e vendit” – tha ai.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Lajme18 Mars 2025
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
Bota/Rajoni18 Mars 2025
Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
Lajme18 Mars 2025
Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
Lajme18 Mars 2025
Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
Lajme18 Mars 2025
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
Kronika18 Mars 2025
Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.