×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur edhe për rritjen e pensioneve për 70 për qind. Ai ka thënë te pensionistët janë njerëzit më nevojë dhe nuk janë në gjendje me punua.

    “Për fatin tonë ka ndodhur një prerje dhe ka ndodhur një ndryshim total i sistemit pensional të Kosovës. Te ne nuk është sistemi që paguan gjenerata për gjeneratë. Tek ne pensionet duhet me u rregulluar dhe me u bë një kod pensional. Ne kemi shume skena dhe laramani dhe shumë probleme qe duhen me u zgjidhë”, ka thënë Hamza.

    Hamza ka kritikuar shefin ekzekutivit për rritjen e pensioneve në fund të mandatit.

    “Mirë që janë rrit po pse në fund të mandatit, pse tre muajt e fundit dhe pse kaq pak pse veç 20 euro”, tha ai.

    Hamza ka treguar se pensionet do të rriten për 70 për qind në të njëjtën kohë me rritjen e pagës.

    “Prandaj ata kanë nevojë më së shumti dhe aty kam premtuar rritje të pensioneve për 70  për qind për shkak të bazës së ultë dhe kjo ka me ndodhë të njëjtën kohë me kur ka me ndodhe me  rritjen e pagave”, tha ai. Sërish Hamza është zotuar se nëse nuk rriten pensionet për 70 për qind do të jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. Krasniqi...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Pa praninë e Hashim Thaçit është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 122-të të Zyrës...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjyqtari ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.