×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Interesi i Kosovës nuk është të shkojë sërish në zgjedhje

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar kohën  e zgjatjes së formimit të një Qeverie të re, duke theksuar se gjithçka është e mundur, por në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës. Haliti ka theksuar se interesat e Kosovës kërkojnë që të mos shkohet në zgjedhje të tjera, pasi do të ishte e mundimshme

    ‘’Gjithçka është e mundshme, tani janë rregullat që i përcakton Kushtetuta e Kosovës ,interesi i Kosovës nuk është të shkojë në zgjedhje prapë, është mundim edhe për qytetarët edhe për vendin edhe për situatën që e kemi’’, tha Haliti për FrontOnline

    Haliti  ka shpjeguar se duhen  pritur veprimet e partisë që ka fituar më shumë vota, Lëvizjes Vetëvendosje, nëse munden ata të krijojnë Qeverinë, sepse sipas Halitit, ata kanë të drejtën të zgjedhin kryetarin e kuvendit, pastaj duhet të ndërmerren hapa për gjetjen e votave të mjaftueshme për të formuar një Qeveri.

    ‘’Por tani duhet të priten veprimet e partisë që ka fituar më së shumti vota, a mundet ta krijojë qeverinë a jo. Ata e kanë të drejtën të zgjedhin kryetarin e kuvendit, pastaj po besoj që duhet me qenë të angazhuar për mundësinë e gjetjes së votave përkatëse, të cilat duhet ta votojnë kandidatin për kryeministër’’, tha Haliti.

    Haliti ka thënë se në qoftë se nuk ka mundësi që të krijohet Qeveri e re gjatë mandatit kushtetues, atëherë mund të shkohet në zgjedhje, mirëpo sipas Halitit kjo varet shumë nga bisedat që zhvillohen mes subjekteve politike lidhur me formimin e koalicioneve.

    Matematika e zorshme e Kurtit për formimin e Qeverisë së re

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Lajme23 Mars 2025
    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e...
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.